Zgjedhja jonë e çajrave filter sjell një kombinim të aronisë së egër me bimë të tjera funksionale duke krijuar një përvojë të pasur në shije, aromë dhe përfitime për trupin dhe mendjen. Të përgatitura me kujdes nga fruta dhe bimë të thata, këto çajra janë 100% natyrale, pa kafeinë dhe pa asnjë lloj aditivi.
Çaji i aronisë në refuz është një mënyrë natyrale për të shijuar përfitimet shëndetësore të frutit të aronisë në formën e tij më origjinale. I përgatitur nga fruta të thata të aronisë, ky çaj është i pasur me antioksidantë, nuk përmban kafeinë dhe është i përshtatshëm për konsum ditor.









